Thursday, January 22, 2026
BallinaSportShefi i La Ligës befason të gjithë: “Tchouameni është transferim më i...

Shefi i La Ligës befason të gjithë: “Tchouameni është transferim më i mirë se Lewandowski”

Shefi i La Ligas, Javier Tebas ka befasuar të gjithë – pasi thotë se Aurelien Tchouameni është një transferim më i mirë se Robert Lewandowski.Ka pasur shumë transferime interesante në La Liga këtë verë. Ndër më të nxehtat janë kalimi i Aurelien Tchouameni te Real Madrid dhe Robert Lewandowski te FC Barcelona,

Në një takim me përfaqësuesit e mediave, kreu i La Ligës, Javier Tebas, u përball me pyetjen se cilin nga të lartpërmendurit është transferim më i mirë.

Cili transferim ishte më i mirë: Tchouameni apo Lewandowski? “Sipas meje, Tchouameni”, tha Tebas.

Shefi i La Ligës nuk e fsheh faktin se është tifoz i Real Madridit. Këtë e ka treguar në të kaluarën në një intervistë për gazetën “AS”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT