Kam udhëtuar shumë herë me aeroplan,
eh, ato udhëtime të magjishme!
Çaste të bukura provuar kam,
por dhe të frikshme.
Ndonjeherë fjalën s’e kisha mbajtur,
se udhëtime te tilla s’do bëja më.
Po kur vendlindja më thërriste për te vajtur,
e harroja, e harroja çdo gjë.
Malli për vendlindjen më bënte,
dhe ëndrrat njëra pas tjetrës më vinin.
Sa herë që e shkoja në mendje,
ma bënte me të lehtë udhëtimin.
Ndonjeherë fjalën s’e kisha mbajtur,
se udhëtime te tilla s’do bëja më.
Po kur vendlindja më thërriste për te vajtur,
e harroja, e harroja çdo gjë.
