MË E PAKTA QË DO THONË
Kur të kem ardhur natën vonë
Nga rrugë e largët, i cfilitur
Do presësh, do presësh në dhomë
Sa të lodhesh duke pritur.
Natën e dhjetorit, natën sterrë
Me një libër do ta shtysh
Në se jasht do të fryjë erë
Ti me erën do ta gdhish.
Kur të shfaqem te dera
Do ngre zërin menjëherë
Ti do të kujtosh se e luan era
Dhe do thuash “Plaç moj erë!”
Kur të vij nga rrugë e largët
Të jetë ditë, a natën vonë
“Po vjen njëri nga malli djegur”
Më e pakta që do të thonë.
