Sunday, December 7, 2025
BallinaVitrina e libritShefik Arifi -PUTHJET I MORI SHIU

Shefik Arifi -PUTHJET I MORI SHIU

Ka zënë tani e fryn një erë
Si e zemëruar nga ndonjë
Pastaj një shi ka nis të bjerë
Një shi, që vjeshta peng e lë.

Qytetit, si t’i jetë vënë llozi
Në rrugë s’paska këmbë njeriu
Fëmijët harruan sot të lozin
Dhe puthjet, sot, i mori shiu.

Ky shi rebel, vazhdon të bjerë
Ca zogj dihasin në vetmi
Anë një rruge ca romë të mjerë
I bëjnë shiut shoqëri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT