S’pamë më ëndrra atë natë
Dhe dhoma e fjetjës s’ish më gri
Ne ramë me njeri – tjetrin në shtrat
Dhe i thamë kohës: – Vetëti ti, vetëti!
Ende si jehonë me vinin në vesh
Ca fjalë njerëzish, për lidhjen tonë
Kurrsesi njohjen, s’e linim dot në mes
Le të thonë njerëzit, le të thonë.
ME VARKË DASHURIE
Me varkën e dashurisë do të të sjell reshje
Ato të ndezin flakë e nuk të mbysin
Të dy siç jemi të zhytemi në buzëqeshje
E ato të na sjellin atje ku ishim.
Erë do bëhem e mes zogjve do të futem
Dhe hëna me bisht të syrit të na shoh
Me lulet e Prillit, nën vetull do strukem
Atje të qëndrojmë e të çelim në çdo kohë.
