Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritShepresa Zurnaci -DHIMBJE SHPIRTI

Shepresa Zurnaci -DHIMBJE SHPIRTI

Bredh rrugeve te Izmirit
Si nje mjellme e plagosur
E ndrydh lotin dhe vetmine
O sa shume jam e lodhur

Largesia e malli me mbajne peng
Ndaj erdha sot baba
Ne kete vend ku shkrihet dhimbja ime
Ne kete heshtje varresh
Te t’i çmall kujtimet dhe ti shprehi fjalet

Me mungon zeri qe te me çmalle sot
Ku mbete ku shkove babai im
O drite o rreze e qiellit tim

Ti tani je mbyllur ne heshtjen tende
E une ne dhimbjen time
Si ta pjesetojme mallin
Si ti hek keto dhimbje

Keto lule me dridhen ne duar
mbi mermerin e akullt tek i leshoj
T’i solla sot te ndjesh aromen e tyre
Dhe te shohesh bijen tende baba

Baba dua te çmallem me ty
Ta çmalle kujtimin dhe kete largesi ne mes
Ti atje ne dhomen e perjetshme
E une hapesirave te perkohshme

Lotet me pikojne pale pale
Tek kthehem pa ty
Me kujtimet qe me mbushen dhimbje
Udheve te qytetit te lashte te Prizrenit
Sa vite pa ty

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT