Tuesday, February 10, 2026
BallinaVitrina e libritShepresa Zurnaci-MALL PËR QYTETIN TIM PRIZRENIN

Shepresa Zurnaci-MALL PËR QYTETIN TIM PRIZRENIN

Ti pulbardhë që shkon përpjetë
Pse nuk ma thua as dhe një fjalë
S’më sheh e vetme këtu kam mbetë
Të paktën merrmë dhe pak mall

Kah shkon ndër dete fusha e male
Dhe atje lartë qytetit tim
Merrmë me vete dhe këto vargje
Se kan shume mall të vendit tim

Lum si ty e kraht e tu
Kush stë ndalon e kush stë ndalë
Të ishe ti në vendin tim
Do ta kuptoje sa dhem ky mall

Tash shko prej Egjes
Kthehu ne qytetit tim
Ngjitu njëherë sipër kalasë
Dhe shpërndajë mallin e shpirtit tim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT