Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSheqere Sina -Do të largoohem nga vendi

Sheqere Sina -Do të largoohem nga vendi

DO TË LARGOHEM NGA VENDI

Djali im, një racë malësori,
dy prindërit një ditë na mblodhi,
Dhe befas na tha dy fjalë:
Mos keni merak për mua si djalë!

Do të largohem nga vendi im,
Për të formuar në jetë emrin tim,
Do të iki në emigracion të punoj,
Të ardhurat që më duhen të shtoj

Unë mora së fundi, një vendim,
Do t’ia nderoj emrin gjyshit tim,
Emrin e tij do ta lartësoj,
Farefisin nuk do ta turpëroj.

Unë do iki larg, të shtegtoj,
Në gjumë do vij t’ju përqafoi.
E përcolli nëna me lotë në sy,
Pse ikën e na lë vetëm, o flori?…

Biri im, pse po largohesh tani?
S’të mungonte gjë në këtë shtëpi!
Doja të të kisha gjithmonë në sy,
Mos ma thaj lotin në pleqëri!

Në dheun tënd pse u dëshpërove?
Që me plumb ne zemër me lëndove.
Ti nuk më tregove çfarë të detyron,
Të rropatesh në emigrimin ku shkon.

Moj mama, unë do iki të punoj,
Personalitetin e vetes të formoj!
Unë kam mundësi tani që jam i ri
Të punoj e fitoj për fëmijët e mi!

Unë i ngjaj gjyshit tim, që bëri emër,
Do punoj me gjithë shpirt e zemër,
Jo vetëm emri gjyshit mos harrohet,
Po nga nipërit e tij të trashëgohet.

Edhe stërgjyshi im, kishte emigruar,
Me djersë e me gjak kishte luftuar.
Do mbaj amanetin e tyre të paharruar,
Të kthehem Shebenikun për ta lulëzur.

Se ky vend është më vlerë shumë,
Pret ta ndryshojnë ne të rinjtë me punë,
Të sjellim përparimin nga atje ku shkojmë,
Që Shqipërinë tonë të dashur ta nderojmë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT