DASHURIA MUND SËMUNDJEN
Dashuri të madhe, Zot më dhurove,
sëmundje time Ti e neutralizove.
Çfarë kërkon ajo e mallkuar?
Unë dua jetën, për ta jetuar!
Dua të rroj nipërit e mi, t’i martoj…
Unë dua familjen më shumë ta gëzoj,
S’mund të ikja shpejt, kisha shpresë.
Se dielli do më shpëtonte një mëngjes!
Jam shume e re, që vdekja të më marri,
Kisha shpresë te Zoti, jam shenjë zjarri,
Grupi im i gjakut shumë jetë shpëton,
dhe sëmundjet në trup nuk e lejon!…
Shpresa ime e madhe u ringjall,
Tani njerëzit, përqafoj me mall,
Unë dua me pasion të ri, të punoj
Familjen time, më shumë ta gëzoj!…
EDUKATA NË FAMILJE
Nëna më ka porositur:
Të ecësh me kokën lartë,
se asnjeri në botë
s’është i rëndësishëm
të të ulë shikimin poshtë!
Nëse dikush të thotë,
ndonjë fjalë të pahijshme,
mos u nevrikos, atë çast,
Por dhuroji një buzëqeshje ,
Se të ka bërë nder te madh,
të ka prezantuar veten e tij,
ta njohësh kush është ai!…
Ka gjëra që paraja nuk blen,
nuk e blen dot dashurinë
nuk blen as edukatën,
Respektin, ndershmërinë,
Këto i kemi të trashëguara,
Janë dhurata jonë nga zoti!
Komunikimi mes njerëzve,
luan rol edhe tek i joti…
Në familje, në shoqëri
Në marrëdhënie vëllazërore,
komunikim është një siguri
që të shpie në çdo fitore!…
