Friday, March 13, 2026
BallinaVitrina e libritSheqere Sina - IKËN DJEM E VAJZA NË EMIGRIM

Sheqere Sina – IKËN DJEM E VAJZA NË EMIGRIM

IKËN DJEM E VAJZA NË EMIGRIM

Ikën djem vajza në emigrim,
Ikën dhe ikin, pa mbarim,
Lënë nënën dhe babanë
Syri nënës, pareshtur qan:

Oh, unë e mjera ç’më ka ngjarë!…
vajton nëna për të vetmin djalë.
Derisa te vish nga emigrimi,
Nënës së shkretë i ka ikur fiqiri.

Kur do ta shoh djalin të martuar
Jetën me fëmijë për ta gëzuar?
Këtu uzina e fabrika u shkatërruan,
Ghithë vendi ynë është varfëruar.

Të lodhur shumë, të torturuar,
nëpër male e shkrepa ata shkuan,
Jashtë vendit nuk e gjetën shtruar
Por natë e ditë kanë punuar.

Këtu Socialiste e Demokrate
Për vendin s’kanë menduar,
Shohin xhepin, emigrantët harruan,
Që po vuajnë në dhera të huaj…

Ngrihet populli në protesta,
Po britmat e tij kanë pengesa,
Fjala e njerëzve nuk dëgjohet,
me gaz lotsjellës, turbullohet.

Në kuvend janë të ngopurit,
që nuk pyesin për te uriturit,
por zihen e grinden me lemeri,
Televizori nuk shihet me sy.

E përçanë e lanë pa punë këtë rini,
Ikën nga vendi, morën arrati.
Politikanët blejnë vota shumë,
premtime e tyre shkojnë në lumë…
25-Korrik 2022.
SHEQERE SINA SHQIPERI!
TE DREJTAT JANE TE AUTORIT

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT