Herët në agim takova kosovaren,
Që po vinte nga rruga e kombit.
Në një shkëmb qëndroi
lajmet e 17 shkurtit më njoftoi.
Ajo me guxim, më pa në sy,
Tha: duam të jetojmë në liri,
Duam në qiell të kemi hapësirë.
Për të jetuar gjithmonë si zogj të lirë.
Deri në Shtëpinë e Bardhë
zërin tonë ne ta çojmë,
hallet dhe gjakun e të rënëve,
mos të na e mohojnë…
Mbi gjakpirësit të vihet drejtësi,
Të ndëshkohen për gjenocidin tani
Se duan të rënët, ne t’i harrojmë,
Me gjakun e derdhur të qetë të rrojnë…
Për motrën kosovare të përvëluar,
Mu dogj shpirti edhe xhani.
E përqafova me mall të paparë:
O shpirt nga një gjak, e kemi dalë.
Zemra të është plagosur, moj motër.
Nuk durojmë të jemi të shpërndarë,
jemi një komb, jemi shqiptarë,
kështu duhet të na shohë bota mbarë…
