Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritSheqere Sina-Vjen e thëna, që ndër shekuj.

Sheqere Sina-Vjen e thëna, që ndër shekuj.

Vjen e thëna, që ndër shekuj.

-Satirë

Vjen e thëna, që ndër shekuj,
nuk bëhet stani me lepuj,
dhe me derra s’bëhet stan.
Pa le… me politikanë …


Stanet bëhen me bagëti,
qoftë me dhen a qoftë me dhi.
Po,është thënë edhe më parë,
S’bëhet stani me gomarë …


Ndaj po mbetemi pa stan,
s’bëhet stani me hajvanë,
janë tanët, a janë të huaj,
nuk ka çoban që t’i ruaj …


Dhe më tej, t’i rritësh vlerën;
lepuri si strehë ka ferrën,
ç’lepuj kemi njohur ne,
janë lepuj hergjele.
Bredhin livadhe, korije,
S’u ndjenë kurrë zot shtëpie


Kjo lojë do vazhdojë gjatë,
gjer pyllit t’i vëmë sëpatë.
Të mos ketë pyll e korije,
ku lepujt të flenë në hije.


Kam besim, vetëm atëherë,
do të kenë burrat vlerë.
Do marrim frymë lirisht,
kur s’do ketë derra me bisht,
kur të njohim veshëgjatët,
do vendosë populli fatet.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT