Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritSheremet Foniqi-UÇK-ja prapa grilave

Sheremet Foniqi-UÇK-ja prapa grilave

UÇK-ja prapa grilave

Pse shkronjat e arta të lirisë
ndodhen prapa grilave
Ato duhet të jenë të lira
e jo të mbyllura nëpër hekura të
kryqëzuara prapa grilave


Pse prapa grilave të jetojnë
në ërrësirë,sepse ato n’sollen rrëzet
e diellit e frymëzimin e lirisë


Këto shkronja të arta
të cilat kanë emer e mbiemer
Të rrin prapa atyre hekurave
të kryqezuar ,ato dojnë dritë e jo
ërrësirë, se për këtë vend kanë luftue


Kur nata vjenë e shndritur
Yjet prapa atyre grilave të hekurta
xhixhillojnë pse mos të jenë lirë e shkronjave
tjera tu bashkohen…


Shpirtë i vujtur e i brengosur
deri kur kështu ky popull i vujtur
Gjithmonë për këto tri shkronja duke
mendur, ato na sollen dritën e lirinë
E ato vetë jetojnë n’ërrësirë


Thellë tek secili njeri që e din çka janë
keto tri shkronja,flejnë këngët e pakendume
Të cilat jetojnë e presin një ditë t’lumtura
e të dalin nga kjo ërrësirë si lule të pastërta

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT