Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritSheremet Prokshi-ÇIRRJET E PAKRIPURA

Sheremet Prokshi-ÇIRRJET E PAKRIPURA

Mos, të lutëm mos
Mos e ngre inatin,
Se trembën fëmijët
Kur ta dëgjojnë zanin.

Po i tremb o burrë
Edhe zogjtë e fushës,
Po ia tund si era
Flatrat e gushëkuqes.

Në çdo cep përhapet,
Ai zë i sëmurë,
Çirrje e pakripur,
Skandal për çdo turmë.

Dhe ti si lider
Duhet kesh kujdes,
Ta pastrosh fjalorin
Herët në mëngjes.

Ndaj mos ulërit
Mos na ndjell skandale,
Se veç me piskama
Nuk të rritet fama!…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT