Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSheremet Prokshi-MOS VONO

Sheremet Prokshi-MOS VONO

Mos vono Dodonë moj mike
Kaloj kohë nuk të kam parë,
Vet ke thënë, atëbotë ke thënë
Ky trung shqipje s’ka të ndarë.


U gëzova pas kaq shekujsh
Kur je shfaqur përseri,
Si n’poemat Homerike
E filluam atë histori.


Fole lirshëm për pëllazgët
Për oborrin tënd hyjnor,
Por veç zërin ta dëgjoja
Mbi Tomorr maje kurorë.


Mijëra shekuj nuk janë pak
Dhe ti Donë kurrë s’je venitur,
Galaktika zemërgjërë
Kultin tënd është duke rritur.


Ndaj më shpejt, më shpejt të them
Sofrën pak ta ëmbëlzojmë,
Ti bëjmë bashkë male, lëndina
Mëmëdheun ta kurorëzojmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT