Pasi që kemi hyrë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit,Sherif Ramuka me kompanin e tij “ALBA GROUP”,dëshmoi edhe njëherë shpirtin human dhe solidarizues,duke mbështetur qytetarët në nevojë me pako ushqimore.Një gjest ky fisnik që është shembull i humanizmit ndaj komunitetit,sidomos në një muaj që simbolizon mëshirën,bamirësinë dhe ndarjen me të tjerët.
Falë kontributit të tyre,shumë familje e ndjejnë më të lehtë dhe më të begatë këtë muaj të bekuar.
Duhet cekur një gjë që vëllezërit Sherif dhe Shema Ramuka,gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të ndihmuar,aty ku është shfaqur nevoja.

