Thursday, February 5, 2026
BallinaVitrina e libritSherife Allko-Bota ne dy aspekte

Sherife Allko-Bota ne dy aspekte

BOTA NË DY ASPEKTE

E mora peizazhin e botës ,

Në telajo me penel e hodha .

Me origjinalen botë e krahasova,

Por si nata me ditën mu dukën .

Bota ne telajo rri e heshtur,

Nuk ndihet,nuk bën zhurmë,

duket sikur nuse që nusëron,

me vellon plot ngjyra kohe.

Çdo gjë të duket në paqe

teksa e zhbiron me vëmëndje ..

Vështrimin i hedh tablos reale,

me botën e gjallërueshme,

I bukur peisazh,plot ngjyra e jetë .

Zhurmë ,ecejakje,makina,trena,avion,

zogj,vorbull e pa kuptueshme …

Por perseri jeta vazhdon me ritmin sekondar të kohës …

Gjithsesi është bukur kjo jete,

Në këndvështrimin e syrit tim eksplorues ..

Dy tablo !…

Bota ne jetën reale …

dhe Bota në pikturë …

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT