Tuesday, December 23, 2025
BallinaVitrina e libritSherife Allko-DITA IME E NUSËRISË

Sherife Allko-DITA IME E NUSËRISË

DITA IME E NUSËRISË
Në ditë dimri të acartë u martova.
Dëbora arrinte mbi gju tē kalit
Njësh isha bërë mbi trupin e tij,
Si diell pranvere e ndieja ngrohtësinë !


Bota më dukej si në “parajsë”,
Ashtu si stina e dimrit që tokën,
kish mbuluar me vellon e bardhë .
Trokthet e kalit më shoqëronin shtigjeve të ngushta

.
Jehona e honeve ishte orkesta e dasmës time .
Zemra më rrihte fort,ngazëllehej,
Nuk ndiente tërsëllëmën e dimrit zemërak
Në shpirtin tim kishte gjithmonë pranverë .

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT