KU JE SOT
Sot ku je ?!..Ku humbe ?! ..
Asnjë lëvizje,asnjë sinjal…
Ende s’je zgjuar ?!…Më trego të lutem, ..
Mos më bëj të aludoj mendime të trishta.
Kanatin e dritares hape,mos e mba mbyllur,
Cohu,mos ngurro,rezistoi dhimbjes .
Lëre diellin të depërtoj në trup e shpirt
.
Pa shiko pakëz,se sa i mërzitur duket BOBI ,qeni yt besnik ..
Nga duart e tua të artë,ledhatimet pret
Sot si për dreq,një bistak hardhie lotoka.
Kush mund t’ia dijë brengën që ka,përveç teje ?!
Për çudi ,dhe trëndafil i kuq nuk shkëlqen,
Diçka i mungon ….
Ah,sa ua ndiej rënkimin mureve te kështjellës,
Më dridhet zemra tek i dëgjoj ,
Kukuvajka mbi sup mu ul papritur,
Një sinjal të koduar,prej saj dëgjoj ….
Ah ,O Zot,….Vendose dorën në zemër ,
Mos më ligështo në këtë ditë pranvere,
Kur gjithçka në botë evulon nga ngjyra marramendëse .
