UDHËTOJMË NËPËR TË PANJOHURËN E JETËS
Udhëtojmē të tromaksur në të panjohurën,
Zvarritemi si gjarprinj në ditët e pakuptimta të jetës,
Me idenë se me këmbët tona po ecim
.
Endemi përgjatë bregut të harresës,
Me mendime të pa shprehura,histori të pa treguara .
Si një kopshtare ushqej shpirtin tim të zjarrtë
.
I hapim sytë dhe nuk mund të shohim asgjë në errësirën e errësirës.
Ne jemi asgjë ….
E kërkojmë zërin e kohës,
Në qetësinë e erërave të vdekur .
Zëri ynë ështē në qetësinë e çdo stine të diellit të mëngjezit.
E duam të nesërmen me enigmat e saj
Kjo e sotmja nuk mjaftoi .
