Gjumi (s)` shëron plagë
Nën hijen e natës së zbehur Ti vjen
Mi fshijnë lotët në vijat e faqeve,
E…unë me zemër të shtrydhur, përplotë mall,
Nga buzët nxjerr fjalët – Të dua!
Ta prekë fytyrën, ti puthë sytë
E buzëve Tua u dhash emër trëndafili !
Heshtja Jote më pllakoste shpirtin
Nga buzët e mia, prap dolen fjalët :
Hyrë në thellësinë e zemrës sime.
Nga një turbullirë bubullimash, brofa nga gjumi,
Duke hapëruar të ta mbyll derën të mos shkosh,
Hap krahët të të marrë në përqafim
Shtrati ishte i zbrazur…
Si nata !!!
Ti nuk kishe ardhur !
Ishte paradox,
Ti vetëm le gjurmë në zemrën time,
Gjumi (s`) shëron plagë!!!!.
Oh… vdekja na kishte ndarë !.
(Kushtuar Rasim Thaçit)


