Ti mbete – Emër i sacrifices, i dashurisë,
Me drithma të zemrës, e zjarmi shpirti,
Me Frymëzime që kurrë nuk dehen,
Ti që linde e ushqeve edhe Figura hyjnore
Mbete e pathyeshme NËNË.
Ti je Lule në çdo kopsht,
Që jep Aromë dashurie,
Edhe në netët pa Hënë,
Ti bënë dritë,
Se Fanar.
Ty duhet të të ruajmë nëpër kohë,
Të liga e të mira,
Ti veq Ti je Ajo,
Që plotëson miliona dëshira.
Dikur të konsideruan robëreshë,
Se nuk ta ndjenin erën,
Tani që kohërat zbardhëruan,
Sa të madhe të pakrahasueshme e ke vlerën.
Ti sot je Hyjneshë e Perëndive,
Veq për Ty Poetët kanë për t`shkruar,,
Ti veq Ti ,
Do të mbetesh varg i pashuar.
Edhe netëve kur nuk ka dritë,
Ti shëndritë si Hëna,
Me TY çdo gjë me krenari është rritë,
Ti je motër e jona, je vetë Nëna.
Ti je Femër, Vajzë,
Je – Motër,
Je Nënë,
Në të shtrenjtën votër.
Kalojnë vite e mote,
Atëherë e sot,
Kurrë nuk u zbeh Figura jote,
Ti ishe dhe mbete Hyjneshë në Fron.