Monday, December 29, 2025
BallinaSportShifra “faraonike”, Manchester City mund të përfitojë 285 milionë paund në rast...

Shifra “faraonike”, Manchester City mund të përfitojë 285 milionë paund në rast se fiton “tripletën”

Me ardhjen e fundit të sezonit, klubet tashmë janë në përfundim të bilanceve të sezonit 2022/2023, mirëpo, “qytetarët” e Manchester City janë ende në “lojë” për të shtuar plot 285 milionë paund në arkat e tyre.

Sipas mediave britanike, në rast se djemtë e teknikut Pep Guardiola do të përsërisnin “tripletën” e famshme të Manchester United, të vitit 1999 atëherë klubi do të “shpërblehej” me shifrën e lartpërmendur.

Fillimisht, në rast fitimi të Premier League, përveç se do të shënohej titulli i 5-të kampion në 6 sezonet e fundit, Manchester City do të fitojë plot 164 milionë paundo bonuse, ashtu siç ndodhi dhe sezonin e kaluar kur “qytetrët” fituan kampionatin në javën e fundit.

Përveç, Premier League, City është në garë gjithashtu dhe për trofeun më të vjetë në planet, FA Cup, ku në rast fitoreje të “derbit të Manchester” në finalen e madhe të 3 qershorit, “blutë” e Mançesterit do të shtonin dhe 3.9 milionë paund të tjera në arkat e tyre.

Mirëpo, nuk janë vetëm këto 2 kompeticioni, pasi Manchester City ka “shansin e artë” për të siguruar finalen e Champions League këtë sezon dhe një triumf në finale, që do të ishte i pari për djemtë e Guardiolas, klubi do të përfitojë plot 117.2 milionë paundë, duke sjellë kështu një “mal” me para përpara merkatos së verës. /i.m /abcnews.al 

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT