Saturday, April 11, 2026
BallinaVitrina e libritShire Dhima-E dashura ime!

Shire Dhima-E dashura ime!

E dashura ime!
Sonte të kam ftuar në festë!
Një kostum të ri të kam blerë ,
për trupin tënd biskonj.
Patjeter bukur do të rrijë!
Mbi faqet e tua si mollë,
ca perla pikturuar yje.
Mbi qerpikun e syrit tënd ,
ca rreze kanë ngritur fole.
Mbi buzën kuqaloshe si shega,
zjarri ka ngritur një vatër.
Fryma që flladit shpirtin ,
Zbritur me ag mëngjesi.
Oh sa dashuri!
Gjysma jam unë në ëndrra,
gjysma je ti poezi.
Ti dashuri që lind,
Shpirtin me mbushë me fëmijë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT