Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritShire Dhima-Fëmijërija ime!

Shire Dhima-Fëmijërija ime!

Një gurë që shkëlqen,një fllad që përkëdhel
Një këngë bilbili,mallin më mbajnë ndezur
Fëmijëria e brishtë,brënda mallit zjen
Zbathur ndër livadhe,era mbi barë hedhur.

Larush dhe balash,të gjithë çamarrok
Dhe sheshi ku luanim ,do ngrihej në këmbë
Koha hapur krahun,ne grisur bërë trok
Qeshjes në fytyrë, si shkulnim një dhëmbë.

Në çdo stinë që vinte, lojrat me skenarë
Filmë metrazh shkurtër,na filmonte dielli
muzikë bënte era, ndonjeherë me të qarë
Ne ishim aktorët,na shkëlqente qielli.

Shfletohen me radhë,faqet e kujtimit
Kjo e fëmijërisë,më çon ku kam lozur
më çon tek ullinjtë,zgjohet pika e vlimit
Kush humbiste lojën ,nxehur inatosur.

Aq jetë kishte inati ,sa hap e mbyll sytë
Se qielli ynë, nuk kishte pikë reje
Të varfër,të brishtë,shpirti zbardhte dritë.
ishte kjo ëndërr,tani hajde gjeje!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT