Tuesday, December 30, 2025
BallinaVitrina e libritShire Dhima-Mes dy botëve.

Shire Dhima-Mes dy botëve.

Mes dy botëve.

Një rrugë e ngushtë sa një fije peri, me tërhoqi me këmbët e veta
Dhe fija e perit, nuk do ta merrte guximin të kalonte
Një erë me godiste pa mëshirë, me gjuhë shumë të mprehta
Mes dy botëve, do zgjidhja ku të shkoja, hapin se di nga do shikonte.


I pashë përpara syve dy botët, zemrën si luftëtarë, e vura në krye
Ia dorëzova asaj ekuilibrin, të bëjë, ç’të dojë
Shpirtin nuk e shita, me to nuk u perlye
Zemra shtrënguar titanik pas jetës, lojën midis dy botëve të drejtojë.


Gurë e shkëmbinj, ishin rreshtuar si në vidiogen
Gjakun nuk e shihja, as agim nuk po zbriste
Në shpirt bulezonte një lule shpetimi, erës i druhesha mos ma rrëmben
Nuk doja askush ta shihte, as miza mos të mendonte rrugën ta ngiste.


Shpresën e mbaja varur në gushe, shpirti e donte si medalon
Era nuk e ndalonte sulmin, hipur mbi krahët e botës së errët
Në botën e errët gjarpërinjtë nxjerrë dhëmbët helmus,sulmi vazhdon
Bota e jetes mbahej shternguar pas perdes se saj gri, me thonje e çjerrët.


Qenkam në botën e asteroideve, afër vrimes së zezë
Diellin e kishin arratisur, nuk e di në ndonjë guve asteroidi
Një luftë pa mëshirë, kryqëzuar me gurë dhe shkembenj
Kaosi i kësaj lufte, ngjante me luftën e elenve, që zhvilloi Paridi.


Patjetër në luftë, një është humbës, dhe një është fitimtarë
Humbja për mua se di, kish fituar shumë terren
Një xixe brenda shpirtit, aty shpresa merrte energji të paparë
Shigjetat e humbjes po rreshqisnin një nga një, gjarpërinjtë u fshehën.


Mjafton një xixe, të ndizet zjarri, xixa e shpon errësirën
Mjafton një xixe, dhe zemra të dale të shoh në dritare
Vetëm me një shkëndijë, sa vezullime ylberi nisën të tirren
Me një shkëndijë , zbardhet rruga në botën e jetës, dhe zemra qeshi ashiqare.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT