Mo’s mi kërko rrënjët!
Mos mi kërko rrënjët
Degëzuar shumë larg
Gjëkund s’kam vëné shenjët
Kurrkund s’kam vëné prag.
Ti thua shkojnë lindjes
Ndoshta marrë veriun
Ato çajnë mes grindjes
Nuk duken gjetiu.
Vrapojnë ku ka zjarre
Të grinden me flakët
Nuk ka vend për varre
Dhe bota mo’s të plaket.
Ndoshta I shkojnë qiellit
Mes reve sherrosur
Marrin shi prej diellit
Të lajnë retë lerosur.
Lumenjve gjarpëriuar
Ndoshta zbresin detit
Sheh dallgët zëmëruar
Shfryjnë nervat miletit.
Në dejet e pranverës
Ku lulja qesh mbi deg
Ti mbyll derën erës
Pranverën mos t’marr peng
