Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritShire Dhima-Nëpër korrik!

Shire Dhima-Nëpër korrik!

Nëpër korrik po kalon dashuria
Këmbët si zhuriten nga vapa e nxehtë
A nuk e pe ,syt i lëshonin shkëndija ?
Si syt e tu, që çajnë dhe retë!

Këtu nëpër korrik po kalon
Ka veshur një mëngjes sapo larë në vesë
Një fëmije ka veshur, tek përqafon një shpresë
Dhe ty me zjarrë të ka veshur, përvëlon!

Shpirtin i ka mbushur një nëne
Nëpër guvat e saj dashuri e paparë
Një grua,dashurinë e ka ndezur si zjarrë
Një vajzë syt si qielli,
ku lundron dashuria e djalit beqarë !

Ku nuk shkon kjo dashuri !
Shkon atje ku petale i kanë shtruar
Sa diell brënda saj ,ashtu si ti
Brishtësia e saj,
si fryma jote dashuruar!

Vetëm dëshirat puth kjo dashuri ,
kur ato për të digjen flakë .
Sa herë ty të ka puthur,me sa kërshëri ,
dashuria të dy na jep të njëjtin gjak!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT