Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritShiu në Tiranë dhe Unë para dritares duke medituar…!!! -Pirro Minella Millona

Shiu në Tiranë dhe Unë para dritares duke medituar…!!! -Pirro Minella Millona

…..”..Shiu në Tiranë dhe Unë para dritares duke medituar…!!!”

…Buzëmbrëmje në Tiranë!!!
Ngrihem me pertesë nga kolltuku, largoj perden, ndjej shiun që troket në xham, më fton të bisedoj me të .
Ditët me shi janë në përgjithësi ditë të qeta, ato të ftojnë të mendosh pë të shkuarën dhe të ardhmen.
Të sjellin pranë të freskëta kujtime të vjetra, që janë të paharrueshme, të ngulitura thellë në shpirtin tënd.
Të bëjnë të kujtosh momentet më të bukura, më të lumtura, por edhe më të trishtuara të jetës tënde.
Ndonjëherë shiu të bën të ndjehesh i mërzitur, të bën të lotosh, sepse dhe vetë shiu përfaqëson lotët, por të ndihmon edhe nëse loton askush nuk mund të të kuptojë.
Shiu është miku më i mirë, loton bashkë me Ty dhe nuk të lë të vetëm është bashkëudhëtari yt në copëza rrugëtimi jetësor.
Shiu është një dhuratë, që bie nga qielli dhe çdo pikë, që bie është begati për çdo copëz tokë dhe për shpirtin tënd.
Ditët me shi edhe pse mund të jenë të gjata dhe të errëta të bëjnë të reflekosh për gabime që ke bërë, bën analizën e tyre dhe asnjëherë nuk do ti përsëritësh e ke marrë mësimin e duhur.
Shiu të bashkon me familjen. Në ditët me shi ke mundësinë të rrish pranë njerëzve të dashur.
Të bisedosh dhe të ndash me ata gjëra që janë speciale për Ty, që në ditët e zakonshme nuk ke mundësi ti dëgjosh.
Shiu ka aftesinë të kthejë një person me frymëzime të shpërthesh me poezi, skica apo piktura të bukura.
Në ditët me shi mund të shkruash më shumë, sepse vetë shiu të frymëzon është një motiv më shumë.
Të njohësh shiun do të thotë të vlerësosh shpëtimin e përjetshëm të jetës.
Po, shiu është në të vërtetë një mik me shumë virtyte dhe është shumë zemërgjerë, por gjithashtu mund të jete dhe i pamëshirshëm.
…..Respektoje shiun dhe rrjedhjet e tij. Ta lejojmë shiun, të na shpëtojë të gjithëve Ne, në ciklin e tij të përhershëm……

Pirro Minella Millona

Tiranë, më 29 Gusht 2022.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT