Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeShkatërrohet në Tiranë rrjeti shpërndarës i drogës me mbi 100 persona

Shkatërrohet në Tiranë rrjeti shpërndarës i drogës me mbi 100 persona

Është shkatërruar një rrjet shpërndarësish droge me mbi 100 persona gjatë një operacioni antidrogë në Tiranë.

Sipas  Top Channnel,operacioni është ende në vijim, ndërkohë që personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë.

Ky hetim ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë. Gjykata ka nxjerrë mbi 100 urdhra ndalimi, transmeton Klankosova.tv.

Sipas gazetares Dorjana Bezat ky operacion po mbahet në të njëjtën kohë edhe në disa qytete të tjera, ku zbulohet se numri më i lartë i shpërndarëve është në Tiranë. Deri më tani në qytetin e Vlorës janë arrestuar 60 persona, ndërsa në Korçë 20 persona.

Policia ka sekuestruar vetëm në kryeqytet rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT