Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritShkelqim Ziraj-DASHURITË VETËM DASHUROJNË

Shkelqim Ziraj-DASHURITË VETËM DASHUROJNË

Mos jam i marr që s’rresht së dashuruari?
Dhe nëse jam, ku qëndron problemi?
Të dashuruarit kanë mendje prej të marri,
Jam i dashuruar, shpirt lirë si bohemi.

Le të m’thon i marr, i çmendur a ku di unë,
Rendesi për mua ka që të kam në zemër,
Nuk e prish gjakun, nuk më prishet punë,
As që e vras mendjen se ç’më ven për emër.

Ka ca dashuri që s’pyesin për botën,
S’duan t’ja dijnë fare se i përgojojnë,
Janë aq të zën, të shenjtë e kanë kohën,
Sepse dashuritë vetëm dashurojnë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT