E hodha tej dimrin e ftohtë,
Pranverës sot i hapa derë,
Atë dhe ty ju bëra tok,
Në zemrën time një lule çel.
E prita pranverën gjith’ gëzim,
Dhe pse malet mbushur borë,
Asaj dhe ty, një përqafim,
Me dashuri e ndjenjë të hollë.
Lulet akoma s’kanë çelur,
Gati janë, i shoh tek vlojnë,
Ti e njëjta lule ngelur,
E çelur mbete përgjithmonë.
Dy pranvera kam tani,
Njëra shkon e vjen çdo vit,
E përjetshmja mbetesh ti,
Plot freski më rri në shpirt.
