KUR QIELLI QAN E KA NJË SHKAK
Kur qielli eshtë me lotë e di,
Një mall shpirtin ja ka mbështjell,
Nën pelerinën ngjyrë gri,
Ka fshehur yje, hënë e diell.
Porsi ujvarë lotët i varen,
Dua të ja fshij, dua të ja ndal,
Ta ngushëlloj disi, ti falem,
Nuk di sesi, nuk di me çfarë.
Mu dhimbset shpirti kur e shikoj,
Me lotët e tij tek mbyt dynjanë,
Sa shumë dua ta ndihmoj,
Ti mar ca lotë e bashkë të qajmë.
Se qielli kur qan e ka një shkak,
një brengë shpirti, ose një hall,
E shoh tek qan, jam në merak,
që lotët s’mundem të ja ndal.
