Nëse nga kjo botë iki para teje,
(uroj shumë që kështu të ndodh),
Pas do lë ca amanete,
Me merake mos të lodh.
Ndër të tjera do të shkruaj
Mos derdh lot fare për mua,
Mbaji lotët, brenda vuaj,
Mos të prishen syt e shkruar.
Ti jetoje jetën tënde,
Dhe pse unë do jem munguar,
Të me japësh rrahje zemre,
Përtej botës dashuruar.
Ndonjëher kur t’kesh nevojë,
Më thirr, kam për të dëgjuar!
Çdo pengesë do të sfidoj,
Do vij pranë për të ndihmuar.
Por një ditë ashtu si unë,
Nga kjo jetë do tradhëtohesh,
Do biesh përgjithmonë në gjumë,
Në këtë botë më s’do të zgjohesh.
Amanet e ke të shkruar,
S’dua të më ligështohesh,
Tej në botën e tjetërsuar,
Në krahët e mi do të zgjohesh.
