TË DUA PSE? NUK DI PËRSE
Të dua pse? Nuk di përse,
Në labirinte i ngatërruar,
Që të mos dua kam bër be,
Por përsëri i dashuruar.
Të dua pse? Nuk di përse,
Je një ëndërr e pa mbaruar,
S’të shoh vetëm kur gjumë fle,
Të shoh përherë dhe kur jam zgjuar.
Të dua pse? Nuk di përse,
Një ndjenjë rreth zemrës lakuar,
Ditë të ftohta nja dy a tre,
Të tjerat zjarr i përvëluar.
Të dua pse? Nuk di përse,
Një univers vetëm për mua,
Me hënë e diell, me gjithçka je,
Të dua pse? Përse të dua?
Të dua pse? Nuk di përse…
