Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritShkelqim Ziraj -TË PËRSHKRUAJ TY

Shkelqim Ziraj -TË PËRSHKRUAJ TY

Të përshkruaj ty e kam të vështirë,
Nuk më mjafton një fjali e thjeshtë,
Nëse do të thosha, se je kaq e mirë,
Do ishte pak, shumë pak në të vërtet.

Të përshkruaj ty do më kohë,
Të ulem e të shkruaj për ty një roman,
Të të kem përballë, në sy të të shoh,
E ti nxjer nga shpirti ato për ty ç’kam.

Të përshkruaj ty s’më mjafton kjo jetë,
Ke aq shumë vlera, ndjenja, mirësi,
Sikur ti kesh rrënjët tej në antikitet.
E kam gjetur fjalën, të quaj Dashuri.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT