Monday, December 29, 2025
BallinaLajmeShpërthen zjarri në një barnatore në Prishtinë

Shpërthen zjarri në një barnatore në Prishtinë

Një barnatore në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë është kapluar nga zjarri.


Detaje për këtë rast ka dhënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se nuk ka të lënduar nga ky incident, teksa ka konfirmuar se Policia ka nisur hetimet për t’i sqaruar rrethanat që ndërlidhen me rastin.

“Në ora 13:30, policia është njoftuar për një zjarr në një barnatore ,në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikësve të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar. Policia ka nisë një hetim për sqarimin e rrethanave që ndërlidhen me rastin”, ka thënë Ahmeti.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT