Kosovë trime ti kjofsh bekue
Njëqind vjet n’luftë me krajli
As diell as hanë nuk t’pat rrezue
Qëkurse t’ndanë prej Nans Shqypni.
Ta ndanë Drinin prej burimit
Ta ndanë motrën e vëllain me vëlla
Ta mohuan gjuhën e Naimit
E njatë Flamur që ma t’mirë s’ka…
T’i mbushen burgjet dhe kazamatet
Plot me djem dhe vasha t’reja
Ai shpirt lirie s’prehet; s’vrahet
As me pranga; dhe as n’beteja.
Por bijtë e tu trima si zana
Armët ngjeshën dhe t’dolën zot
N’djep t’lavdisë i lindi nana
T’bekoftë Zoti përjetë e mot!
Në lule të ballit kush e goditi
Atë bishë mizore njatë shkja t’zi
Trim mbi trima Zahir Pajaziti
Sa një grykë topi pushka e tij.
Rrofsh përjetë o tokë Dardane
Bijë e lashtë e Arbnisë
S’trembe synin nëpër tufane
Krenaria e Nanë Shqypnisë!
Poezi nga Lumni Limani
