Sikur vdiqa atë ditë
Apo sikur më mori era
si gjethe vjeshte!
E më shpuri tek retë
Mbushura me vesë shiu
Që m’rënduan shpirtin!
Qaja me lot dhimbjesh
Që pikonin etshëm
Në buzët shkrumbuara prej kohësh!
Ike si shkumbë e valëve
Të detit të trazuar
Që rrëmbehen erërave!
Frymës m’i erdhi pikllim
Gjer në asht ndjeva dhimbje
U gjenda humbur, në harrim!
Për plagën e varrit të hapur
Ishte vaji i zogjëve
Me shpirt të mardhur!
