Jetë pa ngjyrë
Sot retë më ngjanin, në trishtim
sikur syt lotonin, pa shpresë
njerëz në turma , me nxitim
për në pritjet e asgjësë!
Turr e vrap pa kthyer kokën,
në stacionet e zemrës së thyer
në rrethin e valles që lozën
mbetur zhgënjyer e të fyer!
Turma turma fytyrë ngrysur
jetë pa ngjyrë, ëndërra këputur
brenda shpirtit zjarri fikur
pamje e reve ngrirë…vdekur!
