Ngriten në piedestal
Duke mbledhur hileqarët e krimbur
Të munduar për t’ia dalë
N’fund të pusit të vetzhytur
Gjer në gryken e grykësisë
Në pangopshmërinë lakmuese
Të hajdutërise!
Të vetshpallur kapedanë
Në kry të kopesë së deleve
Që blegërijne në isso
Dhe duartrokasin me fishkëllimë
E jargaviten thirrjeve
Rroftë arroganca,
Që si hiena perpijnë shpresën
E ardhmërisë!.
