Sunday, March 8, 2026
BallinaVitrina e libritShpresa Besa-Nenshkrimi i fatit.

Shpresa Besa-Nenshkrimi i fatit.

Nenshkrimi i fatit.

Ne nenshkrimin e fatit
dhashe jeten
fala puthje, perqafime…
zemren e dashurine,
dhurova dhe shpirtin
ndjenjen ndeza ne gaca
flaken e shuajta
ne diten e nenshkrimit
kur u bera dyshe!


S’fjeta me me etjen
e loteve te mallit
ato i bera margaritar
i vura ne qafe,
ku here me shtrengonin
me zinin frymen
e here me lironin
sa per te qare!


Pastaj kendoja ninullen
femijes akoma pa lindur
deshires e beja thirrje
me zerin kumbues, deri ne qiell
t’me fale nje bime
ne mua fjetur!


Me ngrohen rrezet e diellit
u mrekulluan male e fusha
me dhuraten e Zotit
lumturi u mbusha,
sycka, faqe e docka i putha
e gjiri pikonte gojes
ridhte gjer tek gusha!


U bera perendeshe ne lumturi
…..mendova!
Iken vitet, bashke me dashuri
…..u lendova!


Mbyllur ne guacen e vetmise
rrenojat e shpirtit me lenduan
plaget e zemres i shtrengova
dhimbjet me renduan!


Me gjakun pa ngjyre
i zbehti nur ne timen fytyre!


Ne nenshkrimin e fatit
pertypje dhimbjesh
ne driten e shuar te agimit
te perendimit te diellit
te shpirtit!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT