Shpresa Besa
Jam ndjerë sikur kam humbur me kohën
Kam ecur në rrënojat e tunelit, n’errësirë
M’është dukur sikur m’kan rrënuar gjithë botën
Pas ikjes tënde pertej kufirit, në të gëdhirë!
Jam përplasur fortunave të hidhura
Dhe plagët që morra akoma s’më jan shëruar
Jetoja sikur të isha me gjymtyrë të lidhura
Me rënje ngritjet e shpeshta të trishtuara!
I bëhem mal ëndërrës së dëshiruar
Dhe kopeshtit të luleve i bëhem cdo aromë
Kam pritur kohën, diellin tim të ndriquar
Dhe qiellin, obrellë lotësh që t’më mbrojë!
