Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritShpresa Dhima -SONTE PËRSËRI TU LUTA

Shpresa Dhima -SONTE PËRSËRI TU LUTA

Tu luta sonte mos eja
Tu luta kaq shumë
Po ti vjen e ulesh
Mbi qerpikun tim
Dhe nga gjumi më zgjon.

Ndjej erën tënde
Aromë dashurie përçon
Zëri ytë i mëngjeseve
Melodi që shpirtin qetëson.

Dhe tek fle në ëndërr më vjen
Ashtu ulur në timin qerpik
Ç’ti bëj zemrës që për ty ende pulson…
Në mendimet e mia ke zënë vend.

Por të them dy fjalë
Në zemër një boshllëk u krijua..
Ndjeva dhimbje,ndjeja ftohtë,
Dot s’kuptova çfarë ishte..?

Ndaj sonte përsëri tu luta
Mos eja tek unë …
Lermë të fle me yje dhe hënë
Yjet me fytyrën tënde më ngjasojnë.

Dhe ashtu fle në kujtimet kaluar
S’di pse zemra ndjen ngacmimet e tua .
Ashtu buzagaz tek më thua
Eja krahëve të mi…të ndjesh
Sa fortë për ty rreh zemra ime.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT