Mëngjeseve
dita zdesh terrin nga trupi
dhe përqafohet
nga ata dy sy
Depërton thellë,thellë
zgjon shpirtin e fjetur
mbi buzë
var buzëqeshjen
magjinë
që shijon
ambël-thartë-hidhur
dhe melodinë e stinës së re
sikur thotë: zgjohu, shiko, ndjej
çdo grimë drite është jetë
çdo frymë
prekje e stinës së re
