Ka shumë vjet
që vargjet tokës pikin, dekun
ende pa u rritë, ende pa u pjekë
Njiqind vjet, therrash na kanë dá
edhe kjo stinë erdh e çoroditun
bashkimi asht përrallë, u tha
Të lutem, mos m’lsho sysh
se m’ngrinë gjethet e shpirtit
Ia kam frikën zanës t’pabesë
që bie n’ujdi me motin e krisun
që m’i tret n’hiq farat e jetës
e shterpon trupin tem prej are
Droj, edhe njiqind vjet larg teje
Pashë tokë e qiell
që u bânë bashkë me lindë e me dekë
mos m’lsho sysh
e mos m’lsho doresh