Tuesday, February 17, 2026
BallinaLajmeShqipëria dyfishon pagën për ushtarët që shërbejnë në Kosovë

Shqipëria dyfishon pagën për ushtarët që shërbejnë në Kosovë

Shqipëria ua ka dyfishuar pagën ushtarëve të saj që shërbejnë në Kosovë në kuadër të KFOR-it, përcjell Reporteri.net.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi.

Ai ka thënë se kjo tregon angazhimin e shtetit për vlerësimin e punës së tyre dhe se do të vazhdojnë të punojnë për rritje të pagës për të gjithë personelin.

“Angazhimi dhe përkushtimi i efektivëve tanë në 8 misione ndërkombëtare të rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit rajonal është thelbësor. Dyfishimi i pagave për efektivët e Forcave të Armatosura në misionin e #KFOR në Kosovë tregon qartë angazhimin tonë për të vlerësuar punën e tyre në mënyrë të drejtë. Vazhdojmë të punojmë për të siguruar një rritje të përgjithshme të pagës për të gjithë personelin tonë në misione. Shqipëria, eksportuese e paqes dhe aleate dinjitoze në NATO”, ka shkruar Peleshi.

Shqipëria ka mbi 100 ushtarë në Kosovë në kuadër të KFOR-it.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT