Tuesday, October 14, 2025
BallinaVitrina e libritShqipëria mbyll përgatitjet në Tiranë, nesër udhëton drejt Nishit

Shqipëria mbyll përgatitjet në Tiranë, nesër udhëton drejt Nishit

Kombëtarja shqiptare zhvilloi sot seancën e fundit stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit” nën drejtimin e trajnerit Sylvinho.

Stërvitja u fokusua te përgatitja atletike, loja me top dhe provimi i skemave të ndryshme, duke përfshirë edhe goditjet në portë.

Skuadra do të udhëtojë nesër drejt Nishit, ku në orën 16:30 do të zhvillohet konferenca zyrtare para ndeshjes me trajnerin dhe një lojtar, në stadiumin “Gradski stadion Dubocica”, në Leskovc.

Pas konferencës, ekipi do të zhvillojë stërvitjen e fundit në orën 17:30 për të mbyllur përgatitjet për sfidën ndaj Serbisë./Rtk/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT