Saturday, December 27, 2025
BallinaSportShqipëria ngritët për tri pozita në ranglistën e FIFAS

Shqipëria ngritët për tri pozita në ranglistën e FIFAS

FIFA ka publikuar renditjen e re të kombëtarëve, pas ndeshjeve të tetorit.
Dy fitore në po aq ndeshje e kanë parë kombëtaren e Shqipërisë të ngritët për tri pozita.

Kombëtarja renditet në vendin numër 59.

Sipër “kuqezinjve” në renditjen e FIFA-s qëndrojnë Polonia (31) dhe Çekia (41).

Ndërkohë që Ishujt Faroe dhe Moldavia mbajnë pozicionet numër 135 dhe 157.

Shqipëria në tetor mposhti Çekinë dhe Bullgarinë, duke mos pësuar gol.

Fitorja 3-0 përballë Çekisë (12 tetor) ka afruar kombëtaren kuqezi me Evropianin Gjermani 2024.

Tashmë nevojitet një pikë në dy sfidat e fundit përballë Moldavisë dhe Ishujve Faroe që skuadra e Sylvinhos të sigurojë matematikisht kualifikimin në Europianin e verës së ardhshme.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT