Friday, January 23, 2026
BallinaSportShqipëria përshëndetet me EURO 2024, nuk pati fat përballë kampionëve

Shqipëria përshëndetet me EURO 2024, nuk pati fat përballë kampionëve

Kombëtarja e Spanjës ka arritur fitore me rezultat minimal 1-0 ndaj Shqipërisë duke i dhënë fund aventurës së “Kuqezinjve” në Kampionatin Evropian 2024.

Shqipëria e nisi mirë këtë takim duke ushtruar presion në zonën e spanjollëve dhe duke mbyllur hapësirat, por duke mos arritur që të krijojë ndonjë rast shënimi.

Rasti i parë serioz në këtë ndeshje i takoi Spanjës, të cilët në minutën e 12-të iu afruan golit me anë të Mikel Merinos por Strakosha ia mohoi golin.

Vetëm një minutë pas këtij rasti, “Furia e Kuqe” arriti ta gjejë golin e epërsisë në përballjen ndaj Shqipërisë.

Ishte Ferran Torres ai i cili në minutën e 13-të realizoi për 1-0 pas asistimit të mençur nga Dani Olmo.

Shqipëria tregoi forcën e saj në minutën e 44-të me anë të Kristjan Asllanit i cili me një super goditje nga jashtë zonës e testoi seriozisht portën e David Rayas, por pa arritur të shënojë.

Në pjesën e dytë Shqipëria rrezikoi seriozisht në disa raste portën e Spanjës, por duke mos arritur që ta gjejë golin.

Fillimisht Joselu pati një mundësi të mirë shënimi për Spanjën pasi në minutën e 47-të tentoi ta gjejë golin me një goditje akrobatike por pa sukses.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT